Tërheqja e 5 mijë trupave, Gjermania i reagon ShBA-së
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se vendimi i SHBA-së për të tërhequr trupat ishte “i parashikuar”.
Pentagoni njoftoi dje se SHBA do të tërheqë rreth 5,000 trupa nga Gjermania gjatë vitit të ardhshëm.
“Prania e trupave amerikane në Evropë, veçanërisht në Gjermani, i shërben interesave si të SHBA-së ashtu edhe tonave,” tha Pistorius sot, në një deklaratë të ministrisë së mbrojtjes të siguruar për CNN.
“Ishte e parashikuar që SHBA mund të tërhiqte trupa nga Evropa, përfshirë Gjermaninë. Raportet më të fundit flasin për 5,000 nga gjithsej pothuajse 40,000 ushtarë amerikanë të stacionuar në Gjermani.”
Pistorius theksoi nevojën që Evropa të marrë përgjegjësi më të madhe për sigurinë e saj dhe tha se Gjermania ishte “në rrugën e duhur” në këtë drejtim.
Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi shkurtimet më herët këtë javë pasi kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se SHBA po “poshtërohej” nga Irani.
Trump më pas tha se homologu i tij gjerman “nuk e di për çfarë po flet” lidhur me Iranin dhe një ditë më vonë njoftoi se SHBA po “studionte dhe shqyrtonte” një reduktim të mundshëm të trupave.