Tentoi ta martonte pa dëshirën e saj një grua, arrestohet gjilanasi - NACIONALE

Tentoi ta martonte pa dëshirën e saj një grua, arrestohet gjilanasi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është arrestuar një burrë në Gjilan, pasi dyshohet se i njëjta ka tentuar që pa dëshirën e saj ta martojë një grua me shtetësi të huaj.

Siç thuhet në raportin e Policisë, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Thuhet se të dyshuarit i janë konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm.

Gjilan 20.02.2023-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka tentuar që pa dëshirën e saj ta marton viktimën femër kosovare me shtetësi të huaj. Viktima është dërguar në strehimore. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Lajme të ngjashme