Tentimi i 15-të, dështimi i 15-të - NACIONALE

Tentimi i 15-të, dështimi i 15-të

1 vit më parë

nga NACIONALE

Edhe sot, ka dështuar seanca e Kuvendit.

Partitë nuk kanë votuar që të ketë votim të fshehtë, dhe si rezultat seanca u pezullua.

Kryesuesi Dehari e caktoi seancën tjetër për të enjten.

56 deputetë kanë votuar për komisionin, 1 deputet kundër, dhe nuk ka pasur kuorum.

Në po të njëjtën ditë, nga ora 13:00, presidentja Osmani i ka ftuar në takim liderët. Së fundmi, AAK-ja e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen e votimit të fshehtë.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur se nuk heqin dorë nga emri i Albulena Haxhiut, si e propozuar për këtë pozitë. Sinjale po ashtu nuk ka se do të hiqet dorë nga propozimi për ndryshimin e formës së votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

E propozuara për këtë pozitë, Albulena Haxhiu, në asnjë nga votimet s’ka arritur të marrë mbi 57 vota. Madje, votimi i fshehtë në seancën e fundit pati 54 vota. Për t’u zgjedhur i nevojiten 61.

Ngërçi i madh në vend ka bërë që ambasadorët e QUINT-it t’i shkojnë deputetit Albin Kurti në Zyrën e Kryeministrit.

Nga ç’kupton Nacionale natyra e takimit kishte të bënte me brengat e diplomatëve ndaj situatës politike në vend.

Tashmë katërmbëdhjetë seanca konstitutive kanë dështuar me Vetëvendosjen e cila s’ka shumicë të thjeshtë parlamentare ose marrëveshje politike për të kaluar përzgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Ambasadorët i kanë ngrerë shqetësimet për vonesat në formimin e institucioneve funksionale”, ka thënë një burim për Nacionalen pas përfndimit të takimit të Kurtit me ambasadorët.

Nesër vazhdon tentimi i pesëmbëdhjetë – pa ndryshuar asgjë – për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si Kryetare e Kuvendit të Kosovës, kandidaturë për të cilën ajo nuk i ka votat.

Partitë politike ish-opozitare kanë kërkuar ndërrimin e saj si kandidaturë në një kandidat tjetër më përbashkues.

Tashmë Vetëvendosja ka ndërruar parametrat e lojës - arbitrarisht - duke e kthyer në votim të fshehtë: metodë kjo e cila po ashtu nuk po i kalon.

Vetëm 54 vota po arrijnë të mblidhen për Albulena Haxhiun, nominim ky i cili nuk gëzon mbështetje të deputetëve të zgjedhur.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot veçse e ka kontestuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e votmit të fshehtë.

Kryesuesi i seancës konstitutive, thjesht për nga virtyti i moshës, Avni Dehari, ka tejkaluar kompetencat dhe skenarin zyrtar të seancës konstitutive duke mos e hedhur ë votim të hapur pas ndërrimi arbitrat në propozim për votim komisioni për votim të fshehtë.

Albin Kurt në anën tjetër ka betonizuar qëndrimin se Albulena Haxhiu, anipse nuk i ka votat, nuk do të ndërrohet si emër.

Presidentja Osmani i ka ftuar partitë për takim për të enjten.

Lajme të ngjashme