Tentim vrasje në Lipjan, policia arreston një të mitur
Një person ka therur me thikë dy persona të tjerë në Lipjan, saktësisht në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.
Policia e Kosovës ka thënë se dy persona janë lënduar pasi që janë therur me thikë.
“Sot rreth orës 13:40, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën "Lidhja e Prizrenit" në Lipjan. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët dyshohet të kenë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia menjëherë ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar.” – thuhet në njoftimin e policisë.
Personi i arrestuar, është dërguar në qendrën e mbajtjes pas intervistimit.
“E.K, mashkull (i mitur), pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes. Aktualisht hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme lidhur me rastin i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë.” – kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës.
