Tensionet në veri, Vuçiq paralajmëron bisedime me serbët e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se do të bëjë një bashkëbisedim me serbët që jetojnë në Kosovë, teksa tensionet në veri janë duke vazhduar.
Vuçiq ka paralajmëruar se këto bisedime do të bëhet nga 9 deri më 12 qershor.
Presidenti serb ka folur shkurtimisht për situatën në veri të Kosovës, duke falënderuar serbët në veri, që sipas tij po luftojnë për të drejtat e tyre.
“Dua t’i falënderoj ata që po luftojnë për të drejtat e tyre në mënyrë paqësore dhe të dinjitetshme. Është e rëndësishme që të mbahet paqja dhe të bisedohet me të gjithë.” - tha Vuçiq, përcjell REL.
