Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, ish-ministrja Haradinaj me 3 pika se si duhet të veprohet - NACIONALE

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, ish-ministrja Haradinaj me 3 pika se si duhet të veprohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se Serbia ka arritur që të shkatërrojë gjithë punën dhe përpjektjet për pajtim e integrim ndëretnik që Kosova ka bërë pas luftës sidomos në komunat e saj në veri.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës, bashkë me Policinë, EULEX-in dhe KFOR-in nuk duhet që të lejojnë që të shkatërrohën këto përpjekje edhe në komunat në jug, aty ku sipas saj bashkëjetesa ndëretnike është shembullore.

Të ngritet niveli i sigurisë në komunat shumë-etnike ku ‘incidentet e orkestruara’ mund të agravojnë edhe më tej gjendjen e sigurisë; Të ngritet siguria dhe vigjilenca në gjithë kufijtë e Kosovës;Të pezullohet (përkohësisht) Marrëveshja e Brukselit për shkëmbimin e vizitave, përmes së cilës vartësve të Vuçiqit u mundësohet të vijnë në shtetin sovran të Kosovës për të nxitur urrejtje ndëretnike, për të inskenuar incidente artificiale, e për të kërcënuar serbët që mirë-integrohen në shtetin e Kosovës! Kosova shumë pak e përdorë këtë marrëveshje, dhe asnjëherë për qëllime destabilizimi në Serbi”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Facebook.

Lajme të ngjashme