Tensionet në veri dhe tentativat për zgjidhje politike – Ngjarjet kryesore të javës - NACIONALE

Tensionet në veri dhe tentativat për zgjidhje politike – Ngjarjet kryesore të javës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Java që po lëmë pas vëmendjen kryesore e ka pasur në tri komunat në veri të vendit: Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq.

Kryetarët shqiptarë të zgjedhur në atë pjesë, u kundërshtuan ashpër nga serbët. Bandat kriminale atje patën përplasje të ashpra fillimisht me Njësinë Speciale të Policisë, e më pas edhe KFOR-in. Si pasojë, mbetën të lënduar më shumë se 30 ushtarë, disa nga ta edhe me armë zjarri.

Sulme të mëdha kishte edhe ndaj gazetarëve, të cilët jo vetëm që në disa raste u goditën fizikisht, megjithatë iu dëmtuan pajisjet e u dogjën veturat e shtëpive të ndryshme mediale.

Situata e shkaktuar në veri nxiti reagime të mëdha ndërkombëtare. Si rezultat, u shtua nevoja për tentativat që të bëhet një zgjidhje politike.

May be an image of 1 person, street and text

Kjo u provua në Bratislavë fillimisht atje ku Kurti pati takime me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Joseph Borrell dhe emisarin Lajçak. Kurse, diçka më konkrete ishin bisedimet e presidentes Osmani në Moldavi.

Ajo atje u takua me presidentin francez Macron e kancelarin gjerman Scholz, ku pati një takim disa-minutësh edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Palët duket se kanë qenë të zotuara për vendosjen e qetësisë. Megjithatë, institucionet e Kosovës kanë kërkesë kryesore largimin e bandave kriminale serbe nga veriu.

Pas këtyre takimeve, Bashkimi Evropian doli me disa kërkesa specifike të cilat fillimisht i bëri të ditura Borrell. Ai kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve, pjesëmarrjen e serbëve dhe nisjen e punës për formimin e Asociacionit.

May be an image of 6 people, crowd and text

Pas gjithë kësaj situate, edhe OSBE-ja doli me një planë disa-pikësh. Protestat e serbëve kanë vazhduar edhe dje, megjithatë në numër shumë të vogël. Se çfarë ka rezervuar java e ardhshme, mbetet të shihet.

Kërkesat e OSBE-së:

Kryesuesi me OSBE-në, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani, ka publikuar një propozim-plan prej 9 pikëve për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në veri të Kosovë.

Me këtë plan, siç përcjell KlanM, mes tjerash kërkohet që Kryebashkiakët e katër komunave veriore të dorëhiqen dhe të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme lokale këtë vit.

Krahas kësaj, kërkohet tërheqja e pjesëtarëve të policisë speciale të Kosovës dhe njëkohësisht ulja e gatishmërisë ushtarake të Serbisë.

Propozim-plani i OSBE-së, që Osmani e ka publikuar në Tuitter, thotë se Kosova dhe Serbia duhet ta konfirmojnë pajtimin rreth marrëveshjes bazë të Ohrit, si dhe policia e rregullt me ndihmën e KFOR-it dhe EULEX-it duhet të kujdeset për sigurinë në terren.

Në një nga pikat, sic percjell KlanM, kërkohet heqja dorë nga protestat dhe të kthehen funksionet komunale, sic thuhet, do të vazhdonte jeta normale, kurse zyrtarët do të ksihin qasje në ndërtesat e komunës.

Në pikën e shtatë, sic percjell KlanM, thuhet se OSBE mbështet procesin zgjedhor dhe përforcimin e besimit midis bashkësive, kurse në pikën e tetë se procesi i pajtimit duhet t`i kyç të rinjtë.

Në pikën e nëntë të fundit, potencohet se OSBE mbështet zbatimin qëllim mirë të dispozitave të dakorduara dhe vazhdimin e dialogut.

Lajme të ngjashme