Telashe në trafik: Therret një person në Prishtinë
Një morrmarrëveshje në komunikacion ka qenë shkaku që një person është therur me thikë në Prishtinë të enjtën.
Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:30.
Policia për këtë rast ka dhënë detaje.
Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje në lidhje me një aksident trafiku, me një thikë e ka lënduar viktimën, mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.