"Te varri yt erdha i fundit, babë”: Një vit nga vizita e fundit e Thaçit në Kosovë - NACIONALE

"Te varri yt erdha i fundit, babë”: Një vit nga vizita e fundit e Thaçit në Kosovë

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Sot janë bërë një vit kur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte liruar përkohësisht nga paraburgimi i Dhomave të Specializuara në Hagë për të vizituar familjen e tij pas vdekjes së babanë e tij, Haxhi Thaçin.

Kjo vizitë ishte lejuar nën masa të rrepta siguria të forcave të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Pas lejimit të vizitës, me të arritur në aeroportin e Prishtinës, ai ishte dërguar të varri i babit të tij, i cili kishte vdekur disa ditë më parë.

Te varri i babit, ish-presidenti ishte lejuar të qëndronte vetëm disa minuta.

Me këtë rast, ai kishte vendosur një kurorë me lule mbi varrin e prindërit të tij.

Mesazhi që le aty se bashku me lulet ishte emocional dhe nxiti reagime të shumta në vend.

Te varri yt erdha i fundit babë! Para meje erdhën mijëra qytetarë! Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovë!”, kishte shkruar Thaçi.

Derisa ish-presidenti kishte qëndruar tek varri i babit të tij, disa metra larg kishin dalë shumë bashkëvendës të Thaçit për të përshëndetur.

Meqenëse masat e larta të sigurisë nuk lejonin që dikush të i ofrohej atij, ai nga larg kishte përshëndetur qytetarët të cilët brohorisnin emrin e tij.

Pavarësisht kërkesës së avokatëve për të liruar, Dhomat e Specializuar kishin refuzuar ta lironin Thaçin për ceremoninë e varrimit të prindit.

Në këtë vizitë, Thaçi ishte lejuar për pak qaste të qëndronte edhe në familjen e tij në Burojë të Skenderajt.

Më pas, ai ishte dërguar në bazën e EULEX-it në Fushë Kosovë ku do të qëndronte për një natë.

Të nesërmen, në zyrat e EULEX-it, Thaçit do t’i lejohet vizita nga vëllezërit dhe bashkëshortja e tij.

Pas takimit me familjarët e tij, ai ishte dërguar për në Hagë.

Rreth kësaj vizite kishin raportuar edhe mediat e mëdha ndërkombëtare.

Mes tjerash, në artikujt e tyre ishte theksuar se ish-kreut të UÇK-së që po mbahet në paraburgim në Hagë, nuk iu lejua pjesëmarrja në varrim në fillim të kësaj jave.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” dhe gazeta e njohur amerikane, “The Ëashington Post” kishin theksuar edhe mesazhin që Thaçi kishte lënë mbi varrin e babës së tij.

Rreth një javë para së babai t`i ndërronte jetë, Thaçi ishte liruar nga Dhomat e Specializuara në Hagë që të vizitonte prindin e shtrirë në spital.

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar dhe tani janë në pritje të vendimit.

Pas fjalëve përfundimtare të prokurorisë dhe mbrojtjes, gjykata tashmë është tërhequr për të marrë vendimin përfundimtar.

Lajme të ngjashme