Të shtëna me armë zjarri në Klinë, një person i plagosur - NACIONALE

Të shtëna me armë zjarri në Klinë, një person i plagosur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person ka mbetur i plagosur pas disa të shtënave me armë në një lokal në Klinë.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, ka konfirmuar rastin. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë.

Si pasojë, një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë.

“Rreth orës 16:40 policia ëshë njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, thuhet në përgjigjen e tij për Indeksonline.

Lajme të ngjashme