Të mërdhirë e të rraskapitur, serbët vazhdojnë me barrikada për të katërtën ditë - NACIONALE

Të mërdhirë e të rraskapitur, serbët vazhdojnë me barrikada për të katërtën ditë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Serbët në veri të Kosovës vazhdojnë të protestojnë për të katërtën ditë me radhë kundër arrestimit të ish policit Dejan Pantiq, arrestim që po e konsiderojnë si të paligjshëm.

Pavarësisht motit të ftohtë, serbët nuk po ndalen dhe thonë se nuk do të dorëzohen derisa Prishtina ta lirojë Pantiqin.

Shkollat në veri janë mbyllur që prej ditës së djeshme, raporton Kosovo-Online.

Barrikada ende ka në rrugët kryesore që çojnë prej Prishtinës në Rashkë.

Gjatë natës janë ngritur edhe tenda të reja në barrikadën e Rudarit sipas këtij portali e ku janë mbledhur edhe qytetarë tjerë.

Lajme të ngjashme