“Të japë dorëheqje”: Peci tregon se çka duhet të bëjë Qeveria Kurti 3, nëse votohet nga Lista Serbe
Drejtor i instituti KIPRED, Lulzim Peci, ka komentuar mundesinë e votimit të Qeverisë Kurti 3 nga Lista Serbe.
Nëse një gjë e tillë ndodhë, ai ka ironizuar me VV-në, duke treguar se si mund të veprojë Qeveria Kurti 3.
Në profilin e tij në “Facebook”, Peci ka shkruar se nëse nuk i duan këto vota, në shenjë proteste qeveria e re mund të jap dorëheqje.
“Nese qeverine e re te VV-se e voton LS per ta diskredituar, dhe ato vota jane ato qe e bejne shumicen e nevojshme parlamentare, atehere kjo ceshtje zgjidhet shume lehte. Qeveria e re e VV mund te jepe doreheqje ne shenje proteste”, ka shkruar Peci.