Të hënën Macron e pret Vuçiqin në Elysee: Do t’i tregojë se s’ka BE, pa normalizimin me Kosovën - NACIONALE

Të hënën Macron e pret Vuçiqin në Elysee: Do t’i tregojë se s’ka BE, pa normalizimin me Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Të hënën, presidenti francez, Emmanuel Macron do ta pres në pallatin Elysee presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Aty do të diskutohet “integrimi evropian i Serbisë” dhe marrëdhëniet mes Prishtinës e Beogradit.

Sipas një njoftimi nga presidenca franceze, të transmetuar nga “Le Figaro”, takimi pritet të fillojë nga ora 20:00, dhe më pas, do të mbahet një deklarim i përbashkët për media.

Pas këtij deklarimi, Macron e Vuçiq pritet të darkojnë me njëri tjetrin.

Në komunikatë, mes tjerash thuhet:

“Macron do të riafirmojë, në këtë rast, përkrahjen e tij të plotë për integrimin evropian të Serbisë. Si dhe që normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, është një pjesë integrale e procesit të anëtarësimit”.

Bashkëpunimi në mbrojtje

Mediumi francez përmend që autoritetet në Kosovë të premten filluan regjisrimin e parë të popullsisë pas më shumë se 10 viteve, pavarësisht tensioneve në rritje brenda komunitetit serb, me partinë kryesore serbe, Listën Serbe që u bëri thirrje ta bojkotojnë këtë process.

Marrëdhëniet mes dy vendeve jaën tensionuar edhe më shumë prej kur Kosova ndaloi përdorimin e dinarit serb në fillim të këtij viti.

“Dy presidentët do të diskutojnë edhe për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral në fushat si mbrojtja, energjia, inovacioni dhe intelegjenca artificiale.” – thuhet në fund të njoftimit të Elysee.

Lajme të ngjashme