Taravari e pranon: Albin Kurti ka qenë arkitekt i VLEN-it, pa garancitë e tij nuk do të bashkohesha
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka thënë se Albin Kurti ka qenë arkitekt i koalicionit VLEN në Maqedoni të Veriut.
“Patjetër që ka pasur ndikim. Unë e them shpesh se arkitekti politik i VLEN-it ka qenë zoti Kurti, dhe pa garancitë e tij nuk do ta kisha marrë vendimin të bashkohem me VLEN-in”, u shpreh ai në Euronews Albania.
Koalicioni, sipas Taravarit, ka rezultuar disfuksional dhe pa qëndrueshmëri.
Ai theksoi se doli nga koalicioni pasi bashkëpunimi me partitë e tjera në VLEN ka qenë “letargjik” dhe i paefektshëm.