Takohen Osmani, Sveçla, Haxhiu, Hoxha: Kërkohet të fuqizohen institucionet e sigurisë e drejtësisë - NACIONALE

Takohen Osmani, Sveçla, Haxhiu, Hoxha: Kërkohet të fuqizohen institucionet e sigurisë e drejtësisë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur sot takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha.

Presidenca përmes një komunikate për media, ka thënë se në takim është folur për nevojën urgjente që të fuqizohen të gjitha hallkat brenda institucioneve të sigurisë e drejtësisë që “kanë detyrim ta mbrojnë jetën e qytetarëve”.

“Në takim, Presidentja Osmani shprehu shqetësimin e thellë në lidhje me trendin alarmues të vrasjes së grave dhe nevojën urgjente që të fuqizohen të gjitha hallkat brenda institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, të cilat kanë detyrim kushtetues që ta mbrojnë jetën e qytetarëve tanë.” - thuhet në komunikatë.

Në komunikatë, është paralajmëruar se edhe ditëve në vijim do të ketë takime të tjera.

“Presidentja Osmani, ditëve në vijim do të zhvillojë takime me institucione të tjera relevante, me kërkesën për rritjen e masave parandaluese, reaguese dhe ndëshkuese në raport me kryesit e këtyre veprave.” – thuhet tutje.

Ndryshe, para katër ditëve një grua në Ferizaj u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Sot ndërkaq, një grua tjetër në Pejë u vra nga bashkëshorti.

Lajme të ngjashme