Takohen liderët e Frontit Evropian, Ahmeti: Bashkë vazhdojmë, amaneti i popullit do të shkojë në vend - NACIONALE

Takohen liderët e Frontit Evropian, Ahmeti: Bashkë vazhdojmë, amaneti i popullit do të shkojë në vend

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i BDI-së, Ali AHmeti, ka bërë me dije se koalicioni Fronti Evropian do të vazhdojë të rrugëtojë së bashku.

Ai ka treguar se sot janë takuar strukturat e partive politike që përbëjnë këtë koalicion për të konsoliduar fitoren në zgjedhjet nacionale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ahmeti ka shkruar se ky koalicion do të vazhdojnë të qëndrojë i bashkuar për të realizuar amanetin e popullit.

“Sot bashkë me liderët dhe organet e partive politike të Frontit Europian u takuam për të konstatuar fitoren dhe për ta bërë me dije se qëndrojmë deri në fund pas parimeve të shëndosha e progresive mbi të cilat hapëm faqen e bashkëpunimit, për të cilat populli na besoi 19 mandate deputetësh duke na bërë forcën e dytë politike në vend. Këtu mbarojnë spekulimet tendencioze, të gjithë në Frontin Europian fuqishëm bashkë vazhdojmë drejt së ardhmes europiane! Amaneti i popullit do të shkojë në vend!”, ka shkruar Ahmeti.

Sipas tij, qeveria e re duhet t`i zbatojë ndryshimet kushtetuese.

“Qeveria e re duhet ti zbatojë ndryshimet kushtetuese dhe ta vazhdon rrugën europiane. Opozita shqiptare të mos harrojë e të mos shkelë nënshkrimin e vendosur në marrëveshjen e përbashkët për Qeveri duke anashkaluar parimin e ndryshimeve kushtetuese!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme