Takimi Trump – Zelensy, REL nxjerr katër përfundime: Përçarja ShBA-Evropë mund të thellohet - NACIONALE

Takimi Trump – Zelensy, REL nxjerr katër përfundime: Përçarja ShBA-Evropë mund të thellohet

1 vit më parë

nga NACIONALE

“Radio Evropa e Lirë” ka nxjerr katër përfundime nga takimi i tensionuar në Zyrën Ovale në mes të presidentit të ShBA-së, Donald Trump dhe presidentit Ukrainas, Volodimir Zelensky.

Njeri nga përfundimet ëshët se nga ky takim përçarja SHBA-Evropë mund të thellohet.

Shkrimi thekson dallimet e BE-së me ShBA-në prej ardhjes në pushtet të presidentit Trump.

Këto dallime, sipas medias në fjalë, kanë të bëjën me cështjes e luftës në Ukrainë dhe tregtinë dhe disa çështje tjera.

“Tensionet dolën në pah kur Vance e kritikoi Evropën gjatë fjalimit të tij në Konferencën e Sigurisë në Munih, më 14 shkurt, duke thënë se proceset e saj të brendshme përbëjnë kërcënim më të madh se Rusia, Kina apo ndonjë faktor tjetër i jashtëm, për mirëqenien e saj. Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministri britanik, Keir Starmer, ishin për vizita në Shtëpinë e Bardhë këtë javë, në përpjekje për t’i tejkaluar dallimet, sidomos për çështjen se çfarë duhet bërë për agresionin rus dhe luftën në Ukrainë”, shkruan REL.

Ndër të tjera theksohet se nëse vizita e Zelenskyt do të shkonte mirë, ajo do të ulëte përçarjes dhe do të mund të sillte një unitet më të madh mes SHBA-së e Evropës.

Lajme të ngjashme