Takimi me Robinson: Osmani lavde për Hovenierin dhe falënderime për ShBA-në - NACIONALE

Takimi me Robinson: Osmani lavde për Hovenierin dhe falënderime për ShBA-në

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thurur lavde për ShBA-në e ambasadorin Jeff Hovenier. Në një konferencë për media më zyrtarin e lartë amerikan, Todd Robinson, ajo tha se mbështetja e ShBA-së për Kosovën ka qenë prezente në çdo sektor.

Osmani ka përmendur se Byroja Ndërkombëtare për Narkotik dhe Sundim të Ligjit, aty ku Robbinson është ndihmëssekretar, ka bërë shumë për institucionet e sigurisë së Kosovës.

“Jemi të nderuar që sot në Kosovë ta mirëpresim ndihmëssekretarin Robinson, me të cilin sapo përfunduam një takim pozitiv e përmbajtësor. Siç potencova edhe në takim, Kosova është htellësisht mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme e të palëkundur që Byroja Ndërkombëtar e për Nartkotik dhe Sundim të Ligjit i ka ofruar institucioneve tona. Mbështetja e ShBA-së për Kosovën ka qenë prezente në çdo sektor strategjik dhe në çdo hap të shtendërtimit. Mbështetja që kemi pranuar nga byroja, shquhet për kohëzgjatjen, dinamikën dhe shumëllojshmërinë e asistencëns përmes së cilës jaën themeluar mekanizmat kryesor për sundimin e ligjit.” – ka thënë ajo.

Tutje, Osmani ka përmendur që Robbinson, ka punuar me sekretaren Albright. Sipas saj, kjo është dëshmi e njerëzve që janë edhe sot në administratën amerikane, e që kanë dhënë kontribut për Kosovën.

Ndër ta, siç e potencoi me buzëqeshje presidentja Osmani, është edhe ambasadori Hovenier.

“Ndihmëssekretari ka qenë ndër njerëzit që ka dhënë këtë kontribut, derisa vinim këtu më njoftonte se si ka punuar me Skeretaren Albright, he kjo është dëshmi se sa shumë njerëz ka sot në administratën amerikane, që kanë dhënë kontribut për dekada të tëra për Kosovën, natyrisht ndër ta është edhe vetë ambasadori Hovenier. Falë mbështetjes së INL-së janë bërë reforma në institucionet tona përkatëse dhe është shënuar progres i vazhdueshëm…” – ka thënë ajo.

Në fund kryetarja e shtetit përmendi që INL ka ndikuar edhe në themelimin e Policisë së Kosovës.

“Disa nga arritjet më të rëndësishme të institucioneve tona e kanë vulën e kësaj byroje, duke përfshirë edhe vet themelimin e Policisë së Kosovës, e cila sot gëzon besimin e mbi 95 për qind të qytetarëve të Kosovës.” u shpreh ajo.

Lajme të ngjashme