Takimi me Kurtin: Pamjet kur Escobar mbërrin në Qeveri
Emisari amerikan, Gabriel Escobar, ka arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku do të takojë kryeministrin Albin Kurti.
Sipas agjendës – deri tani – nuk është paraparë ndonjë deklarim për media, pas takimit Escobar-Kurti.
Escobar po zhvillon vizitë dy ditore në Kosovë. Ai dje ka takuar Presidenten Osmani dhe opozitën.
Kjo vizitë e Escobar, p ndodh për të diskutuar mbi çështjen e Rregullores së Bankës Qendrore dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Para nisjes në Kosovë, në një konferencë online, zyrtari amerikan e ka quajtur vendim “katastrofal” dhe “jo kompetent”, rregulloren e BQK-së.