Takimi Kurti-Borrell: Dalin pamjet - NACIONALE

Takimi Kurti-Borrell: Dalin pamjet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka nisur takimi bilateral mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryediplomatit evropian, Josep Borrell.

Bashkimi Evropian ka publikuar pamjet para takimi. Kurti e Borrell fillimisht shihen duke u përshëndetur, duke u fotografuar, ndërsa më pas hyjnë në dhomën e takimit.

Aty, i pranishëm ka qenë edhe emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton Nacionale.

Ndërkohë, vlen të theksohet se pas takimit me Kurtin, ata pritet të diskutojnë edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas agjendës zyrtare, takimi trilateral pritet të fillojë nga ora 18:00.

Siç konfirmoi kryediplomati Borrell në një njoftim për media para filllimit të takimit, fjala kyçe sot do të jetë “implementimi”.

“Për këtë, do të diskutojmë hapat e ardhshëm. Është e qartë se çka është arritur, duhet të implementohet. Implementimi është fjala kyçe dhe sot do të flasim për hapa konkret të këtij implementimi, kalimit të krizave, dhe përkushtimit të plotë në procesin e normalizimit.” – tha Borrell.

Lajme të ngjashme