Takimi i Ohrit, Escobar do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të jetë pjesë e takimit të 18 marsit në Ohër.
Ambasada amerikane në Shkup ka tregua për Radion Evropa e Lirë se diplomati amerikan do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Escobar do të udhëtojë për në Ohër të Maqedonisë së Veriut për të mbështetur këtë proces”, kanë thënë për REL-in nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.
Më 18 marsë në Ohër do të jetë takimi i radhës në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Ky takim do të jetë vazhdimësi e takimit të 27 shkuritit, ku Kosova dhe Serbia i kanë thënë “po” Planit të BE-së.
Në këtë takim palët do të diskutojnë për aneksin e Planit të BE-së.
Pas vizitës në Beograd, diplomati amerikan sot pritet ta vizitojë Kosovën, kur në ora 18:00 do të takojë në një darkë pune liderët e opozitës.