Takimi i 27 shkurtit me Vuçiq, Kurti: Jo pak varet nga ndërmjetësit - NACIONALE

Takimi i 27 shkurtit me Vuçiq, Kurti: Jo pak varet nga ndërmjetësit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i vendit Albin Kurti pritet që të hënën e ardhshme, konkretisht më 27 shkurt të takohet me Presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kurti sot para gazetarëve duke komentuar takimin e 27 shkurtit si dhe temat të cilat pritet të shtrohen aty, ka thënë se jo pak gjëra varen nga ndërmjetësit, pra Borell e Lajçak.

Ne presim që edhe të ketë diskutime të mëtutjeshme, edhe të ecet përpara mbi bazën e atij propozimi. Mirëpo, për gjëra të tjera nuk mund të flasim tani për shkak se jo pak varet nga fascilituesit apo ndërmjetësit. Domethënë, pas ditës së hënë do të mund të dimë më shumë se çka e kur”, tha Kurti.

Në pyetjen e gazetarëve se a pritet të diskutohet “tema e nxehtë” e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Kurti është përgjigjur se në bisedime duhet t’i përmbahen planit të ashtuquajtur franko-gjerman, duke theksuar se aty janë 5 fjali në preambulë e 10 nene gjithsej.

“Janë 5 fjali të preambulës, janë 10 nene gjithsej dhe unë besoj se duhet t’i përmbahemi propozimit që kemi marrur dhe jo interesit të njërës palë”, tha Kurti.

Lajme të ngjashme