Tahiri: VV-ja synon ta fsheh hajninë e mashtrimet, po frikësohet nga e vërteta
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se partia në pushtet po frikësohet nga drejtësia.
Ai ka vlerësuar se partia e Albin Kurtit po synon ta fsheh hajninë e mashtrimet.
Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka përmendur tri raste ku VV-ja po dëshiron ta fsheh të vërteten.
“Tre raste që dëshmojnë se Vetëvendosja synon ta fsheh hajninë e mashtrimet e saj dhe i frikësohet të vërtetës: 1. E kanë bojkotuar votimin e komisionit hetimor për humbjen e mostrave të Astrit Deharit. 2. E kanë sabotuar punën e komisionit hetimor për rezervat shteterore. 3. Dje nuk e votuan themelimin e komisionit hetimor për mbi 200 milion euro kontrata njëburimore. Pse gjithë kjo frikë nga e vërteta?!”, ka shkruar Tahiri.