Tahiri: Vota për Ligjin e Këshillit Civil do të thotë shkatërrim i një institucioni të pavarur
Kryetari i Grupit Parlamentar Besnik Tahiri, ka reaguar idhur me tendencën e pushtetit për ta votuar në lexim të dytë ndryshimet e Ligjit për Këshillin e Pavarur Civil.
Tahiri ka deklaruar se votimi në lexim të këtij propozimi është drejtpërdrejt interferim në kompetencat e këtij institucioni, si dhe do të përbënte shkelje kushtetuese.
“Votimi në lexim të dytë të këtij propozimi është drejtpërdrejt interferim në një institucion kushtetues, i cili e ka të garantuar pavarësinë e vetë. Nëse deputetët do të merrnin kohë ta lexonin raportin e Institutit për Drejtësi, do ta shihnin shumë qartë, se cili është qëllimi i këtij ligji. Raporti në pak faqe na sjell një vërejtje për deputetët, që kalimi i këtij ligji do të thotë marrje e kompetencave nga një institucion i pavarur për interesa të Qevrisë.
Si i tillë pra pa kompetenca, nuk do të ketë kuptim të ekzistoj. Unë iu kërkoj kolegëve të Lëvizjes Vetëvendosje ta lexojnë raportin, e ta shohin se çka thuhet aty për kapjen e këtij institucioni nga politika.”
Tutje, Tahiri ka thënë se votimi i këtij ligji do të përbënte një situatë të tillë, që një institucion të pavarur të politizohet. Sipas tij, secila parti që vjen në pushtet do ta keqperdorte potencialisht këtë ligj, për faktin se Këshilli nuk do të kishte kompetenca.
“Ndoshta, e keni qëllimin e mirë, por me zhdukjen e pavarësisë së këtij institucioni e me marrjen e përgjegjësisë nga Qeveria, që sot e udhëheq një parti, e nesër do ta ketë një parti tjetër, kjo nënkupton që nëse i shkelet dikujt një e drejt nuk do të ketë instancë të pavarur, për t’u ankuar.
Unë jam i bindur që ky ligjj nëse kalon, Gjykata Kushtetuese nuk ka rrugë tjetër, përveç se të ja kthej kompetencat këshillit e t’a rrëzoj këtë ligj.”