Tahiri: Tri lajme - tri dështime, mashtrim spektakolar i qytetarëve nga Qeveria
Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka renditur tri dështimet e Qeverisë Kurti vetëm sot.
“Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Trepçë, rritja e pagës për vetëm 6.80 euro dhe paralajmërimi se sigurimi shëndetësor”, ka thënë Tahiri se janë tri dështimet e Qeverisë Kurti.
Shkrimi i plotë:
Tri lajme - tri dështime!
Tri lajmet e sotme – shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Trepçë, rritja e pagës për vetëm 6.80 euro dhe paralajmërimi se sigurimi shëndetësor do të jetësohet pas katër vitesh të kësaj qeverie – japin një diagnozë të qartë me tri konkluzione: paaftësi, pazotësi dhe mashtrim spektakolar që kjo qeveri ia ka bërë qytetarëve të Kosovës.
Besimi që qytetarët i dhanë qeverisë ishte akt shprese, ndërsa përfundimi i mandatit është akt i dëshpërimit dhe kthim prapa për Kosovën.