Tahiri tregon për propagandën e re të Kurtit: Është për t`i hedhur hi syve militantëve - NACIONALE

Tahiri tregon për propagandën e re të Kurtit: Është për t`i hedhur hi syve militantëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po bën propagandë edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Ajo ka vlerësuar se deklarimet e Kurtit se Asociacioni nuk do të jetë kusht për anëtarësim e Kosovës në këtë organizatë, janë veprime vetëm pët të iu hedhur hi syve militantëve partiak.

“Asociacioni nuk eshte kusht per anetaresimin e Kosoves ne Keshillin e Evropes - kusht duhet te jete njohja de jure e shtetit te Kosoves nga Serbia, - kete propagande qe po e bene Kurti eshte per ti hedhur hi syve militanteve te VV-se”, ka shkruar Tahiri në profilin e saj në "Facebook".

Lajme të ngjashme