Tahiri tregon arsyet e dërgimit të Projektligjit për pagën minimale në Kushtetuese - NACIONALE

Tahiri tregon arsyet e dërgimit të Projektligjit për pagën minimale në Kushtetuese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka dorëzuar sot në Gjykatë Kushtetuese Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

Pas dorëzimit të lëndës në Kushtetuese, Tahiri ka treguar arsyet e kontestimit të këtij ligji.

Sipas tij, projektligji në fjalë nuk ka ndonjë ndikim në jetën reale.

Në kërkesën tonë për vlerësimin e kushtetutshmërisë, i kemi adresuar tri çështje kryesore; e para Këshilli Ekonomik Social nuk është konsultuar asnjëherë për Pagën minimale, tregon për një shkelje flagrante të Qenërisë së Kosovës, e dyta është diskriminimi i palëve të cenueshme, të verbërve, paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, e të cilët nuk janë përfshirë dhe janë larguar. Ky është një diskriminim dhe shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut. Dhe e treta lidhet me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rast ky që është eklatant e jo vetëm që është shkelje por lidhet drejtpërdrejt që kjo kategori i përfaqëson”, ka thënë Tahiri, raporton EO.

Ai është shprehur i bindur se gjykata do t`i jep të drejtë atyre.

Padrejtësia e parë lidhet me mashtrimin flagrant të shumës së pagës minimale, të na tregojë se kush e ka pagën 260 euro, pra ky ligj nuk ka asnjë impakt në terren sepse sot nuk ka asnjë pagë nën 260 euro në sektorin privat. E dyta lidhet me dinjitetin e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së dhe për kategoritë e cenueshme siç janë të verbrit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët”, është shprehur Tahiri.

Lajme të ngjashme