Tahiri: Të ndalet shkatërrimi i shtetit, tri ligjet e sotme do të godasin demokracinë dhe zërin e lirë - NACIONALE

Tahiri: Të ndalet shkatërrimi i shtetit, tri ligjet e sotme do të godasin demokracinë dhe zërin e lirë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër pushtetin duke thënë se po tentojnë të godasin demokracinë me Ligjin për KPK-në, Projekligjin për KPM-në dhe Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Tahiri ka kërkuar që të ndalet shkatrrimi i shtetit, teksa ka treguar se cilat janë problemet e këtyre ligjeve.

Shkrimi i tij në Facebook:

Të ndalet shkatërrimi i shtetit

Tri ligjet e sotme do të godasin demokracinë dhe zërin e lirë, duke shkaktuar dëme afatgjate për institucionet e pavarura kushtetuese, duke goditur në themel administratën shtetërore, duke krijuar pasiguri juridike dhe duke e lënduar fuqishëm shtetin e së drejtës.

Cilat janë disa nga problemet e tri Ligjeve:

1. Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës:

- Problemi kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës është përbërja. Me këtë model të përbërjes së KPK-së është ka cenohet pavarësia institucionale që i delegohet nga Kushtetuta e Kosovës.

- Kjo përbërje mundëson ndikim të drejtpërdrejtë politik nga qeveria.

- Thjesht, qëllimi është që vendimmarrja dhe ndikimi politik në vendimmarrje të ndodhë përmes anëtarëve, jo prokurorë.

2. Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM):

- Me projektligj ndryshon procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të KPM-së, duke ia mundësuar VV-së kapjen e institucionit për gati 10 vjet dhe t'i shkarkojë lehtësisht, nëse nuk i binden partisë.

- Mediat online po tenton t'i regjistrojë, që të mund t'i denojë me pare, kur nuk iu pëlqen ndonjë media, dhe kështu t'i mbyllë.

- 3. Ligji ka shpik definicione që nuk ekzistojnë (BE-ja ka thënë kështu).

3. Ligji për Zyrtarët Publikë:

- 1 mijë e 600 pozita udhëheqëse në Administratën Shtetërore më këtë ligj u rrezikohet siguria juridike.

- Dmth ky ligj, në vend se të bëjë një reformë, e kthen prapa, ose me saktë, e shkatërron administratën tonë shtetërore.

- Propozimini i këtij ligji është në kundërshtim me një aktgjykim, që tashmë e ka marrë Gjykata Kushtetuese, është një moment i ri dhe negativ në praktikën e ligjbërjes në Kosovë.

- Politizimi dhe ndikimi partiak po shëndrrohet në normë që pastaj vështirë se do të mundet të përmirësohet.

- Kjo duhet të ndalt, me këto tri Ligje vdes demokracia dhe shteti i së drejtës.

Lajme të ngjashme