Tahiri: Serbët e Kosovës janë peng i politikave të Beogradit - NACIONALE

Tahiri: Serbët e Kosovës janë peng i politikave të Beogradit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se serbët e Kosovës janë peng të politikave të Beogradit.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka thënë se ata janë të frikësuar nga politika zyrtare e Beogradit.

Qytetarët që jetojnë në Kosovës janë peng i politikave të Beogradit, ata nuk guxojnë të jetojnë në shoqëri multietnike, ata janë të frikësuar nga politikat e Beogradit, qoftë në mos marrjen e targave kosovare, pastaj frika për t’u integruar në shoqëri multietnike”, është shprehur Tahiri.

Deputeti i PDK-së, ka thënë se institucionet e Kosovës nuk duhet të merren me atë cka thotë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Është krejt e parëndësishme çka thotë Vuçiqi për Kosovën. Është shumë e rëndësishme Kushtetutshëmeria e Kosovës. Te ne nuk mund të imponohet vullneti i Beogradit”, ka thënë Tahiri./EO/

Lajme të ngjashme