Tahiri: Retorika e Kurtit do t`i sjell Kosovës pasoj edhe në vitin 2023
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se Kosova do t`i vuaj pasojat e retorikës së Albin Kurtit dhe gjatë vitit 2023.
Në profilin e tij në “Facbook”, ai ka shkruar se gjatë vitit të kaluar kryeministri ka folur shumë për luftën.
Sipas tij, përmes kësaj retorike Kosova është bërë lajm ndërkombëtarë.
“Në vitin 2023, kemi hyrë me pasoja të retorikës së kryeministrit gjatë 2022-tës. Përderisa në Ukrainë luftohej agresioni rus, në Kosovë flitej për luftë nga kryeministri i vendit. Nga një histori suksesi e ngritjes së një shteti modern, me retorikën e kryeministrit gjatë 2022-tës, jemi rikthyer në lajme ndërkombëtare si një vend jo stabil e me rrezik për konflikte. Ta mendosh se çfarë dëmi i ka bërë kjo Kosovës, do të thotë të kesh në mendje tre parametra: Cili investitor i huaj do të rrezikonte të investonte në një vend, kryeministri i të cilit flet për luftën që na kanoset? Si mund të shpresojnë në perspektivë, të rinjtë e një vendi që qeveriset me një kryeministër të tillë? Çfarë e ardhmeje ekonomike e pret një vend, kryeministri i të cilit, vizionin e vetëm e ka përballjen me luftën e tij?”, ka shkruar Tahiri.
Me tej, ai ka treguar për disa pasoja që ka sjell kjo retorikë.
“Në fakt, lufta ka qenë tema qendrore dhe preteksti në kokën e kryeministrit, i cili, përmes saj ka abstenuar që t’iu përgjigjet betejave të përditshme sociale dhe ekonomike me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës. Rezultati: ikje e të rinjve, mungesë investimesh, mungesë zhvillimi, mungesë perspektive. Vit i ri, me pasoja të një mentaliteti të vjetër”, ka shkruar Tahiri.