Tahiri: Ramush Haradinaj kurrë nuk është intervistuar nga prokurorët në Kryeministri
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka mohuar që ish-kryeministri Ramush Haradinaj të jetë intervistuar ndonjëherë nga prokurorët në Kryeministri.
Ai ka bërë me dije se në rastin e veteranëve të UÇK-së, prokuroria vetëm ka marrë dosjet që kanë qenë në Kryeministri.
Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Tahiri ka kritikuar kryeministri Albin Kurti për deklaratat ndaj prokurorëve.
“Ramushi nuk është i intervistu kurrë, në rastin e veteranëve janë marrë fajllat në kryeministri. Nuk është intervistu, janë marrë dokumentet prej prokurorëve të rastit. Ky njeri(Kurti) ju thotë unë guxoj me ju thanë juve jo, ju a guxoni me vepru. Albini ka dëshirë me u viktimizu, sepse shqiptarit të Kosovës i dhimbet i dobëti”, ka thënë Tahiri.
Ai ka vlerësuar se as në Afrikë nuk sulmohet sistemi i drejtësisë si në Kosovë.
“Për këtë vend është dhënë shumë dhe me dal kryeministri në foltore e me ofendu sistemin e drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese, me ofendu Blerim Isufaj këtu veç në Kosovë ndodh as në Afrikë…Çfarë dinë Kurti për këto punë? A ja ka hek Radoiçiqit urdhërarrestin a jo?. Kjo është me këqyre me çnuk ndonjë vote”, është shprehur Tahiri.