Tahiri: Qasja e Kurtit ndaj opozitës përherë ka qenë arrogante - NACIONALE

Tahiri: Qasja e Kurtit ndaj opozitës përherë ka qenë arrogante

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj opozitës.

Ai ka bërë me dije se qasje e Kurtit ndaj opozitës çdo herë ka qenë arrogante.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, deputeti i AAK-së ka thënë se Kurti vazhdimisht përpiqet t`i gjej fajtoret të opozita.

Qasja e Kurtit ndaj opozitës, përherë ka qenë arrogante. Kjo ishte edhe një përpjekje, që për dështimet e tij, si në rrafshin e brendshëm edhe atë të jashtëm, të gjejë fajtorët tek opozita. Me gjithë këto dështime në qeverisje, me mungesë të plotë të vizion, me asnjë progres në përmbushjen e agjendës legjislative, me dështimet në përfaqësimin e jashtëm, me krizat e njëpasnjëshme të prodhuara, do të duhej të ishte reflektimi i tyre për të lëshuar rrugë, por edhe si mundësi e riparimit të komunikimit me partnerët strategjikë, që ka arritur në pikët më të ulët”, ka thënë Tahiri.

Lajme të ngjashme