Tahiri prezanton rezolutën: Kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën - NACIONALE

Tahiri prezanton rezolutën: Kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka prezantuar para deputetve projekt-propozimin e AAK-së për liberalizimin e vizave.

Tahiri ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet, andaj duhet t’i bëhet thirrje BE-së që të mundësojë lëvizjen e lirë për kosovarët.

Pjesë nga fjalimi i Tahirit:

Kuvendi i Republikës së Kosovës duke theksuar se dialogu për liberalizim të vizash kishte nisur në vitin 2012, dhe në qershor ia dorëzoi Kosovës udhërrëfyesin, duke vlerësuar se lehtësimi bëhej nga një listë reformash për liberalizimin e vizave, duke ditur se Komisioni Evropian e konfirmoi në vitin 2018 se Kosova ka përmbushur kërkesën e fundit të udhërrëfyesit për vizat që ishte lufta kundër korrupsionit.

Duke qenë të përkushtuar që autoritetet e Kosovës forcuan një praktikë të rëndësishme të gjykatave, duke përmbushur me sukses standardin përfundimtar, duke qenë të bindur se Komisioni ka miratuar katër raporte për dialogun për viza 2013, 2014, 2015 dhe të fundit në vitin 2016, të cilat poashtu kanë propozuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Duke besuar se BE-ja përfundimisht do t’i jap fund trajtimit të pabartrtë të qytetarëve krahasuar me shtetet e tjera. Është momenti vendimtar kur Kuvendi në pajtim të plotë me detyrimet kushtetuese, paraqet këtë rezolutë për të shprehur qëndrimet si më poshtë:

Ne deputetët e Kuvendit të Kosovës zotohemi se do t’i shtyjmë përpara të gjitha reformat që garantojnë shtetin e së drejtës, nismat kundër krorupsion, garanci për institucionet e pavarura, mbikëqyrjen e qeverisë e qeverisjes në raport me të drejtat e njeriut, dhe garantimin e çdo standardi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Platforma duhet t’i prezantohet Kuvendit për miratim. Qeveria të angazhohet në përfshirjen e ekspertëvë më të mirë të vendit, për të vlerësimin e platformës shtetërore, dhe Kuvendi të ketë të drejtën për të dëgjuar ekspertët përkatës.

Qeveria e vendit të mbahet përgjegjëse dhe llogaridhënëse sipas frymës kushtetuese, për rrugën që do të ndjek shteti ynë në drejtim të marrëveshjes me BE-në për liberalizim vizash.

Të trajtohet si pjesë e domosdoshme e raportimeve të rregullta, sipas rregullova aktuale në fuqi.

Lajme të ngjashme