Tahiri: Po minohet shteti, e papranueshme që lajmi i rrejshëm bëhet normë në RTK - NACIONALE

Tahiri: Po minohet shteti, e papranueshme që lajmi i rrejshëm bëhet normë në RTK

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në kohën e qeverisjes Kurti po minohet shteti i Kosovës.

Tahiri në Kuvendin e Kosovës ka thënë se po minohet shteti, duke mos respektuar fjalën e lirë dhe sulmet ndaj gazetarëve si dhe lajmin e rrejshëm të RTK-së kundër Nacionales.

“Ka të bëjë me minimin e shtetit. Një shtet e bën të lirë dhe demoratike vetëm atëherë kur fjala e lirë repsketohet dhe transmetohet përmes mediave e në veçanti nga TV publik.”

“Është e papranushme që lajmi i rrejshëm bëhen normë në një institucion të pavarur të publikut, RTK. Lajmi i rrejshëm për hirë të së vërtetës ka mund të rrezikojë gazetarë që përfaqësojnë mediume të ndryshme të cilët për një kohë të gjatë ishin pjesë e linçimit publik.”

“Nuk ka as emer as mbiemer përveç minimin e shtetit të Kosovës.” – ka thënë ai ndër të tjera, duke shtuar edhe përfshirjen e AKI-së në këtë rast.

Ai ka përmendur se Qeveria Kurti funksion me logjikën “parti shtet”, kur ka vendosur të shkarkojë Bordin e RTK-së.

“Sulmi dhe sulmet e njëpasnjëshme që ju bëhen institucioneve të pavarura” – ishte tema tjetër që sipas Tahirit VV-ja vazhdon t’i bëjë.

Lajme të ngjashme