Tahiri për takimin e Ohrit: Kurti e dështoi Kosovën
Edita Tahiri ish-kryenegociatore e Kosovës në bisedimet në Bruksel ka komentuar takimin e djeshëm të mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Tahiri performancën e Kurtit në takimin e Ohrit e ka quajtur dështim historik.
“Kosova e fitoi luftën ndaj serbisë, Kryeministri Kurti e dështoi Kosovën në tavolinë historikisht dhe strategjikisht. Pranoi marrëveshjen pa njohje me Serbinë, me asociacion dhe autonomi për pakicën serbe,"- ka shkruar ajo.
Tahiri u ka bërë thirrje deputetëve që mos ta nënshkruajnë marrëveshjen.
"Kuvendi i Kosovës dhe deputetët duhet ta bëjnë korigjimin e këtij dështimi historik duke mos miratuar këtë marrëveshje; të mos lejojnë këtë kapitullim të Kosovës përballë Serbisë, por ta jetësojnë kaputullimin e Serbisë në Kumanovë në 1999, të cilën e arritëm me luftën, gjakun dhe diplomacinë e mençur të shqiptarëve,”- ka shkruar Tahiri në rrjetet sociale.
