Tahiri për mundësinë që Kosova të dështojë në KiE: Shumë keq - NACIONALE

Tahiri për mundësinë që Kosova të dështojë në KiE: Shumë keq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-Kryenegociatorja e Kosovës në dialog, Edita Tahiri, ka thënë se anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte me rëndësi strategjike në këtë kohë të ndjeshme.

Tahiri ka thënë se mos anëtarësimi në KiE do të ishte lajm i keq për Kosovën.

“Pa sovranitet në veri, pa hyrjen në Keshillin e Evropës keq për Kosovën – Hyrja në KiE do ishte me rëndësi strategjike në këtë kohë të ndjeshme”, ka shkruar Tahiri.

Pas kundërshtimit të kryeministrit Albin Kurti që ta pranojë kushtin e Asociacionit për anëtarësim në KiE, Kosova ende nuk është futur në agjendën e Këshillit të Ministrave, që do të mblidhet javën e ardhshme ku do të vendosej për anëtarësim.

Lajme të ngjashme