Tahiri, Osmanit: Mllefin e përdor si “armë” për të mbuluar deficitet politike
Shefi i Grupit Parlament të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për politikë të jashtme.
Në profilin e tij në “Faceboo”, ai ka shkruar se gjatë vitit 2022, Kosova nuk ka pasur asnjë njohje të re dhe asnjë anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare.
“Gjatë vitit 2022, Kosova nuk ka pasur asnjë njohje të re, nuk është anëtarësuar në Këshill të Evropës, as në Interpol, nuk ka as liberalizim vizash e as status kandidati për BE, as anëtarësim në Partneritet me NATO-n, dhe për më keq, vet përbërja e shtetit tonë është bërë temë diskutimi në koncept nota e propozime”, ka shkruar Tahiri.
Sipas tij, leksionet e shefes së shtetit në Konferencën e Ambasadorëve ishin të kota.
“Kështu që në Konferencën e Ambasadorëve që u mbajt dje, presidentja Osmani iu dha leksion ambasadorëve të Kosovës, se si duhet të flasin e përfaqësojnë Kosovën, pa pasur t’iu japë as edhe një shembull të vetëm, se si ajo e ka përfaqësuar vendin, çka ka arritur e me çka është dalluar në politikën e brendshme apo të jashtme gjatë këtij viti, përveç mllefit që e përdorë si “armë” për të mbuluar deficitet politike”, ka shkruar Tahiri.