Tahiri: Më vjen mirë që Kurti e ka kuptuar që duhet të dorëhiqet - NACIONALE

Tahiri: Më vjen mirë që Kurti e ka kuptuar që duhet të dorëhiqet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK-së, ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka folur për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Në konferencë, Tahiri ka theksuar se Kosova është në pikën më të errët.

“Ne kemi përgatitur një kërkesë për një debat parlamentar në trevjetorin e kësaj keqqeverisje, e cila realisht ka arritur t’i bëjë vetëm dëme Kosovës dhe ta kthejë në pikën më të errët që nuk e ka besuar askush ndonjëherë”, ka thënë Tahiri.

Tutje, Tahiri ka vlerësuar se i vjen mirë që Kurti e “ka kuptuar edhe vetë se ai duhet të dorëhiqet”.

“Mirëpo unë jam i kënaqur që dje kryeministri Albin Kurti e tha edhe vetë dhe e ka kuptuar edhe vetë se ai duhet të dorëhiqet dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Kur në fillim të këtij mandati, kryetari Haradinaj thoshte se ky është një mashtrues, njerëzit shikonin me habi të madhe. Ajo çka karakterizohet këto tri vite është me të vërtetë një qeverisje që nuk i qëndron asnjë vendimi mbrapa dhe siç e patë edhe vetë, kryeministri u dorëzua në mandatin e tij të tretë dhe duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje”, u shpreh ai.

Lajme të ngjashme