Tahiri, Kurtit: Lej rimat, përfundo ndonjë projekt
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i ka kujtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se çfarë i ka dhënë kuptim, sipas tij, 17 shkurtit, shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Në këtë kontekst, Tahiri përmendi themelimin e Ushtrisë, pavarësimin energjetik, rregullimin e statutit të Trepçës, rritjet e pagave dhe orët shtesë për policinë.
Ai i bëri thirrje kreut të Qeveritë që të përfundojë ndonjë projekt sepse i shkoi mandati katër vjeçar me rima.
“17 shkurtit i kanë dhënë kuptim njohjet e shtetësisë, i kanë dhënë kuptim themelimi i Ushtrisë, pavarësimi energjetik, rregullimi i statutit të Trepçës, rritjet e pagave, orët shtesë për policinë e shumë shumë vendime tjera. Lej more rimat me filtera e bojlera po përfundojë naj projekt a ndonjë rrugë se t’shkoi mandati 4 vjeçar me rima”, ka shkruar Tahiri në Facebook.