Tahiri, Kurtit: Çka dreqi u bo me ato paga, rriti
Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar qasjen e qeverisë Kurti. Tahiri prentendoi që Kurti është duke e shmangur vendimet ekzekutive, sikurse mos-rritjen e pagave.
“Përgatitu. Merri veprimet. Merr vendime ekzekutive. Rriti ato paga, çka dreqin u bo me ato paga që s’je në gjendje qe një vit e gjysmë me i pru. Merr vendime çka ke me bo edhe e ke mbështetjen tonë. Karshi Serbisë e ke pas, e ke pas për referendum me Serbinë, e ke pas për zgjedhjet në Serbi. Atë ditë që e ke pas ti vendimin, të nesërmen kemi dal ne si Grup Parlamentar, si Kryesi, si Këshill Drejtues, ta kemi dhanë mbështetjen. Nuk e kemi hallin me ty, po me Aleksandar Vuçiqin”, ka thënë Tahiri, në fjalimin e tij në Kuvend.