Tahiri: Kurti po shmanget nga reciprociteti i plotë me Serbinë - NACIONALE

Tahiri: Kurti po shmanget nga reciprociteti i plotë me Serbinë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për reciprocitetin me Serbinë.

Në Kuvend, Tahiri ka thënë se Kurti po e shfrytëzon reciprocitetin për qëllime instrumentale.

“Nëse do t’i përmbaheshim reciprocitetin e plotë do të duhej të niste me ekonominë. Përderisa s’ka gatishmëri për të vendosur reciprocitet të plotë, kjo përzgjedhje selektive e masave të reciprocitetit duke qenë i vetëdijshëm se Serbia dhe politikat e saja ndaj konsolidimit tonë të brendshëm janë shumë destruktive siç ishte rasti i fundit po na jep përshtypje se para se këto masa të jenë qëllim në vetvete janë qëllime instrumentale”, ka thënë Tahiri në Kuvend.

“Kryeministrin e kemi mbështet kur vendosi reciprocitet për targat ngjashëm edhe për reciprocitetin për dokumente. Kryeministri po bën përpjekje me bë reciprocitet në çështje specifike duke e anashkaluar reciprocitetin e plotë me Serbinë”, ka theksuar ai më tutje.

Lajme të ngjashme