Tahiri: Kurti kurrë më në jetë nuk i fiton 50% - NACIONALE

Tahiri: Kurti kurrë më në jetë nuk i fiton 50%

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në një intervistë dhënë për KosovaPress, ka folur gjërë e gjatë rreth zhvillimeve në vend. Tahiri, e ka cilësuar si Qeveri të dobët, kabinetin e Albin Kurtit, duke thënë se njerëzit kanë pritur rezultate. Meqenëse rezultatet mungojnë, sipas Tahirit, duke u thirrur në sondazhe e matje të ndryshme të opinionit publik, Kurti më kurrë nuk do t’i fitoj 50 %.

Tahiri u shpreh i bindur për një gjë të tillë.

“Në Vetëvendosje janë duke menduar që Albini iu fiton prapë votat me i marrë 50 për qind. Ndoshta na befason edhe neve opozitën, por të dhënat, sondazhet, informatat prej tereni, tregojnë një pakënaqësi serioze me këtë qeveri. Si do të jetë qasja jonë sa do të mundemi të mobilizojmë nuk e di, por një e di që kurrë më në jetë 50 për qind. Asnjëherë, një herë i ka marrë duke thënë këta janë garda e vjetër duhet me shku në shtëpi por më nuk ndodh kurrë. Njerëzit kanë me lyp rezultate, të cilat nuk i ka kjo qeveri” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme