Tahiri: Kurti ka marrë drejtim, vizita e Lajçakut është angazhim për themelimin e Asociacionit - NACIONALE

Tahiri: Kurti ka marrë drejtim, vizita e Lajçakut është angazhim për themelimin e Asociacionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka folur për takimin e sotëm të kryeministrit, Albin Kurti me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai ka thënë se propozimi i Kurtit me gjashtë pika për Asociacioni është veçse një ndryshim i tij në mënyrë rrënjësore dhe se vizita e Lajçaku po bëhet në vazhdën e angazhimeve për themelimin e Asociacionit.

“Sot kemi një angazhim të ri në dialog, për themelimin e asaj që dje e quanin Zajednica e që ne sot e quajmë Asociacion. Sot kryeministri ka hyrë në një agjendë që ta themelojë një institucion të tillë. Kurti ka marrë drejtim, mendoj që vetë vizita e Lajçakut është pikërisht në vazhdën e këtij angazhimi për themelimin e Asociacionit.” – ka thënë ai.

Tahiri ka thënë se Kurti nuk e ka problem që të tërhiqet edhe nga gjashtë kushtet që ka vendosur për Asociacionin.

“Siç është tërhequr nga kjo pikë mjaft të rëndësishme për themelimin e Asociacionit që deri dje ishte kundër unë besoj që nuk e ka problem që të tërhiqet prej secilës pikë që e ka prezantuar. Nuk e ka problem që të gjitha këto kushte t’i rinegociojë, t’i riformulojë dhe të vjen në një situatë të re.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme