Tahiri: Kurti e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare - NACIONALE

Tahiri: Kurti e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti në dialogun me Serbinë.

Ajo ka bërë me dije se në këtë proces Kurti i ka dhënë Kosovës një dështim historik.

Në një intervistë për Ekonomia Online, ajo ka thënë se ky dialog do të duhej të rezultonte me njohje reciproke.

Kurti dhe Qeveria e kanë dështuar historikisht Kosovën në këtë dialog të Brukselit, sepse Kurti dështoi që të arrij një marrëveshje për njohje reciproke mes dy shteteve. Përkundër faktit që kur nisi ky dialog ai kishte përkrahjen amerikane që dialogu duhet të rezultojë në njehjen reciproke që ishte shprehur në letrën e presidentit Biden”, ka thënë Tahiri.

Ajo ka vlerësuar se Kurti e ka pranua Asociacionin pa u skuqur fare.

Dhe çfarë ndodhi, pra jo vetëm që dështoi që të arrihet njohja reciproke, ai e pranoi edhe Asociacionin që ishte kundër dhe që e solli në pushtet. Fal kundërshtimit të Asociacionit ai i morri 50 për qind të votave. Pastaj e pranoi pa u skuqur fare gjoja nuk ndodhi asgjë. Pra kjo Qeveri në fakt me këtë popullizëm që ka, një here ka menduar që edhe në dialog ndërkombëtar mund të mashtrojë palët, edhe BE-në edhe amerikanet, por në këto procese janë serioze ndërkombëtare, tashmë ky pranoi Asociacionin ju dha plus një autonomi më shumë pakicës serbe përmes atij nocionit të ‘vetëmenaxhimit’”, është shprehur Tahiri.

Lajme të ngjashme