Tahiri: Kosova nën sanksione të ashpra nga BE, ndërsa VV publikon video për të mbuluar dështimin - NACIONALE

Tahiri: Kosova nën sanksione të ashpra nga BE, ndërsa VV publikon video për të mbuluar dështimin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i grupit të deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka shkruar në lidhje me videon e publikuar gjatë kësaj të marte nga Lëvizja Vetëvendosje. VV në videon e publikuar, është marrë me të kaluarën, duke paraqitur figurat opozitare, si hajna e zhvatës, si dhe “shitës” të Kosovës.

E për Tahirin krejt këtë Vetëvendosje po e bën, meqenëse kanë dështuar në të gjitha sferat. Tahiri ka përmendur sanksionet e ashpra nga BE, për Kosovën. E publikimin e kësaj video propagandistike, në këtë kohë, Tahiri e ka quajtur të turpshme.

E plotë:

“Kosova nën sanksionet më të ashpra nga BE-ja, me një gjendje të sigurisë të brishtë me një ekonomi të rrënuar, me një ikje masive të rinisë, me një dëshpërim të skajshëm të punëtorëve në administratë të shtetit, me policë të cilët sot janë më të angazhuarit në mbrojtje, e më pak të privilegjuarit. E, LVV-ja merret me filma, e me video, duke u munduar të mbulojë dështimin e vet.

Veç vazhdoni kështu se me video e mbroni sovranitetin.

Turp!”

Lajme të ngjashme