Tahiri: Kosova e ndëshkuar e plotësoi kushtin, pse ShBA-ja dhe BE-ja s`po flasin për ndëshkimin e Serbisë?
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare ndëshkimin e Serbisë për sulmin e Banjskë.
Ajo ka bërë me dije se Kosova e ndëshkuar me sanksione e ka plotësuar edhe kërkesën permanente të partnerëve për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri është shprehur e habitur se pse ShBA-ja dhe BE-ja nuk po flasin për ndëshkimin e Serbisë.
“Kosova e ndeshkuar plotesoi kushtin,, po pse Amerika dhe quinti nuk flasin per ndeshkimin e Serbise per agresionin ne Banjske, pavaresisht se qeveria jone eshte inferiore ne negociata”, ka shkruar Tahiri.