Tahiri kërkon publikimin e marrëveshjes: Ato janë për popujt, jo për lehtësuesit e dialogut - NACIONALE

Tahiri kërkon publikimin e marrëveshjes: Ato janë për popujt, jo për lehtësuesit e dialogut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Twitter, ka kritikuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak për mospublikimin e marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë dje në Bruksel.

Ajo ka thënë se marrëveshjet janë për popujt e dy shteteve, jo për lehtësuesit e dialogut.

Është praktikë e gabuar e lehtësuesve të Dialogut të Brukselit, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak mos-publikimi i marrëveshjeve/dakordimeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshjet janë për popujt e dy shteteve, jo për lehtësuesit e dialogut”, ka shkruar Tahiri.

Kujtojmë që dakordimi për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë u arritë dje në Bruksel.

Lajme të ngjashme