Tahiri: Kërkojmë seancë të jashtëzakonshme sonte në orën 22:30 - NACIONALE

Tahiri: Kërkojmë seancë të jashtëzakonshme sonte në orën 22:30

53 minuta më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se, në koordinim me grupet e tjera parlamentare, është kërkuar që Kuvendi të mbajë sonte një seancë të jashtëzakonshme për vazhdimin e procesit të konstituimit.

Në një konferencë për media, Tahiri tha se seanca është kërkuar të thirret në orën 22:30, në mënyrë që deputetët e zgjedhur dhe të betuar të mblidhen dhe t’i kërkojnë kryesuesit të seancës konstituive vazhdimin e saj.

“Si grup parlamentar, në diskutim edhe me grupet e tjera parlamentare, kemi një kërkesë për një seancë të jashtëzakonshme e cila duhet të thirret sonte në ora 22:30. Ne, me autorizimin tonë si deputetë të zgjedhur dhe të betuar në Kuvend, të mblidhemi dhe t’i kërkojmë kryesuesit të seancës konstituive që ta thërrasë seancën dhe sonte ta kryejmë procesin”, tha Tahiri.

Seanca konstituive aktualisht është caktuar për nesër në orën 11:00. Ndërkohë, sonte përfundon afati kushtetues për përmbylljen e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Lajme të ngjashme