Tahiri i PDK-së: Ne u kemi hap rrugë, por VV-ja e do veç bllokadën - NACIONALE

Tahiri i PDK-së: Ne u kemi hap rrugë, por VV-ja e do veç bllokadën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se PDK-ja “i ka hap rrugë” Vëtëvendosjes për të shkuar para me konstituimin e Kuvnedit të Kosovës, me qëndrimin se ia voton 40 emra nga radhët e tyre për Kryetar të Kuvendit, me përjashtim të 8 prej tyre që kanë qenë edhe anëtarë të qeverisë në mandatin e kaluar.

“Ju e dini që nuk jemi të bllokuar te partitë e tjera, por te partia e parë. sepse e drejta e saj është për të propozuar por s’kanë shumicë parlamentare. Ata janë ata që po bllokojnë, dhe atyre u takon. Ne kemi hap rrugë, PDK ka dpeutetë që ia voton VV-së, por ata bllokojnë.

S’ka dyshim që humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve ka me qenë VV. Këta s’kanë partner, dhe kanë rënien më të madhe”, tha Tahiri.

Lajme të ngjashme