Tahiri i PDK-së: Martin Berishaj është një “aferë e thellë” me protagonistë që shtrihen deri tek zyrat qendrore të pushtetit
Kryetari Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj nuk është rastësisht ambasador i Kosovës dhe as thjeshtë “një ambasador i Kosovës”.
Ai, përmes një postimi në Facebook, tha se Berishaj "është, para së gjithash, një “aferë e thellë” me shumë protagonistë që shtrihet në disa vende, duke arritur deri në zyrat qendrore të pushtetit në vendin tonë”.
Anëtari i partisë më të madhe opozitare në vend tha po ashtu se ndonëse ka pasur vullnet për t'i shkuar deri në fund çështjes së ambasadorit Berisha në Komisionin Parlamentar, ata nuk kishin mandat e as instrumente për të dëshmuar strukturën e thellë mafioze e lidhjet para politike dhe implikimet që lidhen me “Aferën Berishaj”.
